Trump redukton trupat ushtarake në Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai dëshiron tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani deri në Krishtlindje.
Mesazhi i Trumpit vjen vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, ndërsa ai synon të mbajë premtimin e tij të vitit 2016, për të përfunduar “luftërat e SHBA-së”.
Angazhimi ushtarak amerikan në Afganistan filloi 19 vite më parë, pas sulmeve të kullave binjake në 11 shtatorit 2001 duke hapur kështu një sërë luftërash edhe me shtete të tjera që strehonin terroristë.
Disa orë para deklarimit të presidentit Trumpit, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien tha se në fillim të vitit të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara do të ulin personelin e tyre ushtarak që kanë në Afganistan në 2,500.
“Kur Presidenti Trump mori detyrën, kishte mbi 10,000 trupa amerikane në Afganistan. Sot, ka nën 5,000 dhe kjo do të shkojë në 2,500 deri në fillim të vitit të ardhshëm”, tha O’Brien, duke folur në Universitetin e Nevadas në Las Vegas.
Uashingtoni filloi tërheqjen e disa prej trupave të tij pasi nënshkroi një marrëveshje me talibanët më 29 shkurt të ëktij viti.
Marrëveshja parashihte fillimin e negociatave mes talibanëve dhe qeverisë Afgane për të arritur një marrëveshjeje të ndarjes së pushtetit dhe përfundimit të dhunës. Megjithatë, procesi negociator është përcjellë me stopime të herë pas hershme.
Sipas marrëveshjes, forcat e huaja do të largohen nga Afganistani deri në maj të vitit 2021 në këmbim të garancive kundër terrorizmit nga talibanët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




