Trump: S’ka nxitim për të nxjerrë uraniumin e varrosur të Iranit

Amerikë | 4 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë të nxjerrin uraniumin e pasuruar që është varrosur nën vendet e sulmuara në Iran, por tha se “nuk ka nxitim” për këtë operacion.

“Kur ta marrim, do ta shkatërrojmë atë. Nuk po kërkojmë ta marrim për vete, po kërkojmë ta shkatërrojmë. Ne kemi me bollëk të tillë”, tha Trump.  

Deklarata e presidentit amerikan vjen pasi forcat e SHBA-së kanë kryer sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, ku një pjesë e materialeve radioaktive thuhet se është ruajtur në thellësi për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme.

Trump theksoi se qëllimi kryesor është eliminimi i kërcënimit, pa synim për të ruajtur ose transferuar uraniumin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme