Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Bujar Osmani kontakton Daçiçin: E mirëpres deklaratën për tërheqje

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se mëngjesin e sotëm ka kontaktuar homologun serb, Ivica Daçiç, në lidhje me dërgimin e ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
Osmani është shprehur i shqetësuar me këtë, teksa ka thënë se e ka mirëpritur deklaratën për tërheqje të trupave si hap të parë për shtensionimin e situates.
Ai gjithashtu vlerësoi se e ka mirëpritur edhe vendimin e NATO-s për të dërguar trupa shtesë në Kosovë.
I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. E kontaktova këtë mëngjes ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç. E mirëprita deklarata për tërheqjen si hapin e parë drejt de-përshkallëzimit. E vlerësoi dhe vendimin e NATO-s për të dërguar trupa shtesë. OSBE-ja është e gatshme për të ndihumuar për të ulur tensionet dhe për t’u rikthyer në tryezë”, shkroi në llogarinë e tij në “X”,Osmani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




