Tuchel prezantohet: E ardhmja nuk më tremb

Trajneri i ri i Chelsea, Thomas Tuchel ka bërë prezantimin zyrtar para medjave, pasi ka luajtur dhe barazuar ndeshjen e parë. Nukë shtë aspak e lehtë dhe trajneri gjerman është i vetëdijshëm për këtë.
“Kalova Krishtlindjen më të trishtuar të jetës sime dhe kur Chelsea thirri, nuk u mendova shumë, ishte një zgjedhje mjaft e lehtë. Do stërvis një nga klubet më të mëdha në botë, në ligën më konkurruese në botë. Me një nga presidentët më kërkues, jam i vetëdijshëm për këtë. Kushdo që nënshkruan për Chelsea e di se duhet të jetë absolutisht konkurrues në çdo garë që luan. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për këtë. E ardhmja nuk më tremb, ne kemi ambicie të mëdha”.
Tuchel hidhet në një tren në lëvizje, duke trashëguar një ekip që ishte ndërtuar nga Lampard. “Jam shumë entuziast për ekipin dhe klubin dhe ditët e para kanë qenë fantastike. Mund të supozoj që tifozët e kanë pritur me shumë hidhërim lajmin e shkarkimit të Frank. Nuk e di nëse do të goditen nga lamtumira e tij. Shpresoj që jo, sepse do të ishte e vështirë për ekipin”.
“Ne kemi nevojë për tifozët tanë si çdo ekip dhe në një stadium si i yni, si Chelsea, duke pasur tifozë kaq afër pas ekipit, absolutisht që bën një ndryshim. Unë sigurisht që kam respekt të madh për Lampard, si lojtar dhe si trajner. Ai gjithmonë ka treguar një përkushtim të madh me Chelsea dhe unë e konsideroj atë edhe më të madh, sepse më uroi më të mirën me një mesazh”.
“Skuadra? Një ndeshje dhe dy séance stërvitore, shumë pak për të gjykuar. Jam shumë i lumtur me atë që kam parë deri më tani, kam ndjesinë që djemtë meritojnë besim dhe dua t’i besoj të gjithëve. Secili trajner më pas studion zgjidhjet më të mira për të zhvilluar dhe përmirësuar lojtarët”.
“Të flasësh për titullin e Premier League është joreale, qëllimi im tani është të propozoj një futboll që mund t’i bëjë tifozët të lumtur. Kur të jetë e mundur, ata duhet të jenë të ngazëllyer për të ardhur në Stamford Bridge”.
Jo keq të stërvisësh Chelsea, aq më tepër për një tifoz të Tottenham. Tuchel sqaron se si është e vërteta: “Kur isha i ri shikoja futboll disa herë në muaj dhe papritmas Tottenham shfaqej vazhdimisht. Unë isha i intriguar nga emri, por nuk e kisha idenë se si ishte klubi. Unë isha thjesht një djalosh. Në çdo rast, ne do të bëjmë gjithçka për t’i mposhtur ata”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




