Turizmi çel vende të reja pune, studentja Anxhela Ballia punon në një prej bizneseve të reja në Gjirokastër

Sociale | 3 vite më parë

Zhvillimi i turizmit vitet e fundit në Gjirokastër dhe çelja e bizneseve të reja, kryesisht në zonën e pazarit karakteristik ka ndikuar për hapjen e vendeve të punës për punësimin e të rinjve .

Një prej tyre është edhe studentja 21 vjeçare e degës së Infermjerisë Anxhela Ballia. Ajo thotë se prej 3 vitesh punon si banakiere në një prej strukturave të shërbimit në zonën muzeale.

Dita e Anxhelës është mjaft e ngarkuar sepse i duhet të ndjekë studimet universitare, duke mos patur mundësi t’i kushtoj më tepër kohë vetes si bashkëmoshataret e saj , por ajo thotë se pavarësisht vështirësive kënaqësia që merr duke fituar të ardhurat e saj e justifikon lodhjen e përditshmërisë.

Ndërsa thotë se nuk do t’i ndahet punës Anxhela ka një mesazh për bashkëmoshatarët e saj.

“Të punosh nuk është turp. Mund të punosh banakier, kamarier, apo si ndihmës të çfarëdo pune që të mund të ndihmosh sadopak prindërit . Ja vlen sepse në fund të ditës do të marrësh ato që dëshiron dhe jo ato që ëndërron”, shprehet ajo.

Dëshira më e madhe e Anxhelës është që të jetoj në vendin e saj dhe pohon se s’ka nevojë të emigroj pasi edhe Shqipëria ofron plot mundësi punësimi.

Gazetare: E. Domer

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme