Turizmi mbush arkën e bashkisë Gjirokastër/ Në 10 muaj u hapën 57 biznese të reja në zonën muzeale

Sociale | 3 vite më parë

Bumi turistik që qyteti I Gjirokastrës përjetoi këtë sezon, solli dhe një shtim të ardhurash në buxhetin e bashkisë të këtij qyteti. Asim Peta, drejtor I tatimeve në bashki na bën me dije se të ardhurat tatimore të arkëtuara deri më tani krahasuar me njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur. Duke iu referuar zonës muzeale të këtij qyteti këto të ardhura janë realizuar 300%. Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e tyre, sipas z. Peta janë taksat e mbledhura nga bashkia kryesisht në bizneset në këtë zonën si dhe shitja e biletave në muzetë e qytetit

“Në vitin 2023 kemi një rritje të të ardhurave dhe kanë ndikuar disa faktor, sidomos në pjesën muzeale, në shitjen e biletarisë, në muzeun etnografik, muzeu Kadare, për vitin 2023 ishin planifikuar 3 milionë lekë të reja, ndërsa e ardhura që është realizuar deri tani është 11.5 milion lekë të reja”, tha Asim Peta, Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Gjirokastër.

Kërkesa për zënien e hapësirave publike si dhe hapja e bizneseve të reja ka qenë një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e të ardhurave. Për këtë periudhë të vitit në zonën muzeale të qytetit janë hapur 57 biznese të reja kryesisht në sektorin e shërbimit.

“Kemi rritje edhe në zënien e hapësirave të lira sepse në pjesën muzeale kemi kërkesë për sa i përket hapjes së bizneseve të reja ku kemi një rritje prej 57 biznese të cilat janë hapur në zonën muazeale”, tha Peta.

Trendi në rritje I turistëve gjatë viteve të fundit në qytetin e Gjirokastrës, bën që parashikimet edhe për vitin 2024,  sipas z. Peta të jenë pozitive. 

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme