Turizmi në zonat e mbrojtura- Rritet interesi nga turistët e huaj, më i preferuari Shtegu i Ngjyrave

Sociale | 2 vite më parë

Zonat e mbrojtura në qarkun Kukës zënë një sipërfaqe të konsiderueshme të territorit.

“Rreth 32 % të sipërfaqes së territorit të zonave të mbrojtjeve administrojmë tre parqe, parku Korab-Koritni, parku kombëtar të Alpeve të Shqipërisë si dhe parkun natyror Monellë”, u shpreh Drejtor i Zonave të Mbrojtura, Lefter Gjana 

Zonat që ka pasur më shumë interes nga turistët janë disa, ndërkohë periudha më e përshtatshme për të vizituar Shtegun e Ngjyrave është pranvera dhe vera.

Mbi 250 mijë turistë  vizituan zonat e mbrojtura në qarkun Kukës gjatë vitit të shkuar,  ku më shumë se gjysma e tyre ishin të huaj.

“Qarkun e Kukësit e kanë vizituar rreth 250 mijë turistë dhe ky vit ka nisur i mbarë për sa i përket sezonit turistik” tha Lefter Gjana.

Edhe viti 2024 ka nisur i mbarë sa i përket sektorit të turizmit. Vit pas viti zonat e mbrojtura në qarkun Kukës kanë  shënuar rritje të numrit të turistëve me 20%.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme