Turku që argëton me papagajtë – Spektakël në bregdetin e Sarandës

Mënyrave argëtuese që ofrohen për vendas, vizitorë e pushues në Sarandë, këtë verë u është shtuar edhe oferta speciale për të pozuar me dy papagaj lozanjarë e plot ngjyra. Personazhi që e ofron këtë kontakt me papagajtë e bukur, është edhe vetë tërheqës, për nga veshja e tij e veçantë dhe gati e mistershme. Huseyin Marangoz na tregon se ka ardhur në Sarandë me këtë ofertë argëtuese nga Turqia dhe pas udhëtimesh të ngjashme në shumë vende të botës. Papagajtë tërheqës me pendët e tyre plot ngjyra të ndezura ia ka ofruar një subjekt privat i këtushëm dhe Kardash i ka trajnuar mjeshtërisht, siç di ai. I ka mësuar të luajnë tërë naze me këdo që u afrohet në plazhe apo shëtitore, për të bërë një foto apo për t’i mbajtur pak çaste në dorën apo në supin e tyre.
“Emri im është Hysein dhe vij nga Turqia, jam gjysmë turk dhe gjysmë gjerman. Unë punoj prej shumë vitesh me kafshët dhe i nxjerrim ato për të bërë foto njerëzit në Sarandë dhe jemi prej 3 muajsh në Shqipëri”, u shpreh Hyseini.
Pjesë të spektakleve të tij, ka bërë edhe tri makina antike, bga bordi i të cilave ai dhe vajzat bashkëpunëtore, performojnë me papagajtë që ngulin kthetrat si pasagjerë të rrallë, si dhe me veshjet e tyre atipike.
Projektet shkojnë përtej ofertës së deritanishme për Sarandën e kësaj vere, duke thënë se janë duke u organizuar për të ngritur një park kafshësh të egra, me majmun, ari etj., në një prej plazheve privatë, për t’u dhënë një kënaqësi më shumë pranë detit, fëmijëve, ndërkohë që shijojnë detin.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




