Turqia dërgon armë antidron në Shqipëri

Rajon | 6 vite më parë

Një kompani turke që vepron në qytetin Antalie të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq dhe që i ka prodhuar për Forcat e Armatosura Turke ka filluar t’i eksportojë në Shqipëri dhe Kata, njofton televizioni shteteror Turk ne gjuhen shqipe TRT.

Kompania Sistemet e Mbrojtjes së Teknologjive Kombëtare të Luftimit (Ulusal Harp Teknolojileri Savunma Sistemleri AŞ) që si rezultat i inspektimeve të Ministrisë Turke të Mbrojtjes posedon një lloj certifikate të sigurisë të NATO-s, 25 vite zhvillon punime të modelimit të armëve antidron.

Koordinatori i Hulumtimit dhe Zhvillimit të kompanisë, Bekir Yalçın, në një prononcim mediatik tha se janë një kompani që prodhojnë jammer (bllokues valësh), ndërsa pas kërkesës nga Forcat e Armatosura Turke kanë filluar prodhimin e armëve antidron për të luftuar kundër rreziqeve si tregtia e drogës, sulmet terroriste, spiunazh.

Yalçın produktin “IHAMAX” e konsideron si një armë të zhvilluar kundër dronëve kërcënues. “Ka tipare shumë më të larta se sa produktet ekuivalente. Është një aparat i rëndë mesatarisht 3-4 kilogramë, mund të bartet nga një person. Produktet ekuivalente barten nga më shumë se një person. Bateria e lëvizshme dhe e ndryshueshme e bën pajisjen tonë superiore”, u shpreh ai.

Duke iu referuar faktit se pajisja ofron mbrojtje lineare dhe rrethore, Yalçın tha se në rast të sulmit me dron personi përgjegjës duke e drejtuar pajisjen kundër dronit, mund ta çaktivizojë atë.

Ai tha se IHAMAX ofron zgjidhje efektive ndaj sulmeve me dronë që do të bëhet në mënyrë tufash me mbrojtjen rrethore. Më tej ai shton se pas intervenimit të IHAMAX në varësi prej veçorive të dronit, ai mund të mbetet në ajër deri sa t’i përfundojë bateria ose të “kthehet në shtëpi” nëse e ka të aktivizuar këtë opsion. Sipas tij, pajisja është vepër 100 për qind e inxhinierëve turq.

Yalçın gjithashtu tregoi se pajisja në varësi të kushteve gjeografike dhe lidhjes mes qendrës komanduese dhe dronit është efektive në një distancë prej 2 kilometrash, koha e punës së pajisjes është 60 deri në 80 minuta si dhe deri në 30 ditë mund të qëndrojë në “stand by”.

Ai theksoi se pajisja është prodhim vendas dhe kombëtar, duke shtuar se të gjithë pjesët i kanë dizajnuar si ekip.

Yalçın potencoi se që dy vite pajisjen e kanë ofruar në përdorimin e Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe disa institucione dhe organizata private që duhet të mbrohen.

“Në drejtim të lejeve të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes këtë vit filluam edhe shitjet jashtë vendit. Kemi eksportuar fillimisht në Shqipëri dhe Katar. Jemi në bisedime edhe me shtete tjera. Ka rritje në kërkesa në varësi me ngjarjet shoqërore dhe aktuale“, theksoi Yalçın.

***

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme