Turqia nënshkruan marrëveshje për eksportin e gazit natyror në Rumani

Rajon | 3 vite më parë

Korporata Turke e Naftësjellësit (BOTAŞ) ka bërë të ditur se Turqi ka rënë dakord të dërgojë gaz natyror përmes tubacionit në Rumani duke filluar nga 1 tetori deri më 31 mars të vitit 2025, Agjensia Anadolu.

Marrëveshje midis “BOTAŞ” dhe kompanisë të Rumanisë “OMV Petrom”, një ndër kompanitë më të mëdha të energjisë në rajon, do të mbulojë eksportin e mbi 4 milionë metër kub të gazit natyror në ditë në Rumani.

“BOTAŞ” njoftoi se të dy kompanitë po ashtu u pajtuan të zhvillojnë bashkëpunimin në fushat e transmetimit, ruajtjes, prodhimit, teknologjive të energjisë së gjelbër, si dhe në tregtinë e gazit natyror.

Marrëveshja me Rumaninë është e fundit ndër disa marrëveshje të eksportit të gazit natyror midis Turqisë dhe vendeve fqinje.

Gjatë muajve të fundit, “BOTAŞ” ka nënshkruar marrëveshje për dërgimin e gazit natyror me Greqinë, Bullgarinë dhe Hungarinë.

Brenda tre vjetëve, “BOTAŞ” shpreson të renditet ndër dhjetë ndërmarrjet më të mira eksportuese në Türkiye. Në dritën e kësaj, korporata synon marrëveshje të reja të eksportit përmes negociatave me vende dhe biznese të tjera.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme