Turqia rikthehet në Mesdheun Lindor. Anijet turke kanë nisur kërkimet për gaz në det

Turqia ka nisur kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor, duke nisur një anije kërkimi të hënën, pavarësisht kundërshtimeve të Greqisë. Athina e ka cilësuar këtë vendim si një “kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen”, raporton AFP. Përplasjet me dy vendeve anëtare të NATO-s, për eksplorimin e gazit në Mesdheun Lindor ka nisur që në muajin Gusht në ujërat strategjikë midis Qipros dhe ishullit grek të Kretës. Greqia pretendon të drejta mbi ujërat përreth ishullit të saj Kastellorizo por Turqia thotë se vija bregdetare më e gjatë e bën territorin një zonë të ligjshme për anijet e saj për të eksploruar. Marina e Turqisë tha që anija Oruc Reis do të kryejë aktivitete në rajon, duke përfshirë jugun e Kastellorizo, deri më 22 tetor në një mesazh dërguar sistemit të alarmit detar NAVTEX të Dielën vonë. Anija do të bashkohet në misionin e fundit “sondazh sizmik” nga dy anije të tjera të quajtura Ataman dhe Cengiz Han, thuhej në mesazh. Ministri turk i Energjisë Fatih Donmez dha një mesazh sfidues përmes Tëitter të hënën se Turqia “do të vazhdojë të kërkojë, gërmojë dhe mbrojë të drejtat tona”. Nëse ka gaz natyror, ne do ta gjejmë absolutisht,” tha ai. Greia e ka cilësuar kërcënim të paqes këtë veprim. Ministria e jashtme e Greqisë tha në një deklaratë se Ankaraja nuk “dëshironte sinqerisht dialog”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




