U gjobit 5 milionë lekë, Këlliçi: Gjobat janë vetëm për opozitën, policia zbaton urdhrat e Ramës

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi është gjobitur nga ana e policisë me 5 milionë lekë, për shkak të mos respektimit të masave anti Covid, duke organizuar takime politike në ambiente të mbyllura tej masave të lejuara. Lajmin e ka bërë vetë Këlliçi, i cili thekson se “gjoba erdhi sepse kam shkelur urdhrin e Ramës”. Sipas tij, policia po zbaton urdhrat e kryeministrit dhe se për këtë policia po e zbaton.

U gjobit 50 milionë lekë, Këlliçi: Gjobat janë

Postimi i plotë

Kjo është gjoba 50 milionëshe për Opozitën!  Policia më ka gjobitur me pretendimin se kam shkelur fjalën-urdhër të kryeministrit, për organizim në mjedise të mbyllura me mbi 10 vetë.

Edi Rama i pari, dhe banda e tij me ne krye Veliajn, Spiropalin, Ballukun, po organizojnë takime me punonjës të administratës, me pjesëmarrje 100-200 vetë, ku Policia kujdeset vetë për organizimin, që nga vendosja e karrigeve deri te listë-prezenca e duartrokitësve.

Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë.

Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhrave të Ramës. Keni edhe 66 ditë kohë për të vendosur gjoba antikushtetuese. Pastaj ju pret 25 prilli. Asnje hap pas!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme