UEFA Women’s Champions League/ Vllaznia dhe Apolonia mbyllin rrugëtimin në Europë

Vllaznia dhe Apolonia zhvilluan sot ndeshjet e dyta në minigrupet e raundit të dytë të UEFA Women’s Champions League, duke mbyllur kështu rrugëtimin europian për këtë sezon.
Vllaznia u mposht me rezultatin 1-2 nga Apollon Limassol. Shkodranet kaluan të parat në avantazh, por skuadra qipriote arriti të përmbysë rezultatin. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në kohën shtesë Apollon Limassol shënoi edhe golin e dytë, duke siguruar fitoren.
Në ndeshjen tjetër, Apolonia u mposht 5-2 nga Torreense. Sfida i dha fund pjesëmarrjes së skuadrës fierake në këtë edicion të UEFA Women’s Champions League.
Të dyja skuadrat shqiptare e mbyllin kështu aventurën europiane, pas përballjeve në raundin e dytë të kompeticionit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





