Uji i pijshëm në Burimas – Uji vjen i ndotur, nis hapja e një pusi për të siguruar ujë të pastër

Sociale | 3 vite më parë

Banorët e fshatit Burimas në bashkinë Maliq e kanë të pamundur të konsumojnë ujin e çezmës pasi ai vjen i ndotur.

Në mungesë të tij, ata kanë gjetur si zgjidhje sigurimin e uji nga burimi i fshatit por kjo është një situatë e lodhshme për të cilën ata kërkojnë t’i jepet zgjidhje.

“Shumë e vështirë, ka pak ujë. Janë bërë disa shpimë por ujë është i turbullt. Uji që del nuk është për tu pirë“, shprehin shqetësimin banorët.

Hapja e këtij pusi ka nisur prej disa ditësh dhe me përfundimin e tij, pritet që të marrë zgjidhje problemi i ujit të pijshëm.

Ky fshat furnizohet me ujë nga rrjeti i fshatit Mançurisht ndërsa kur ka ndërprerje prej këtij rrjeti, uji merret nga puset ekzistuese të hapur më parë në këtë fshat.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme