Ulen temperaturat, fundjava sjell mot të lagësht dhe vranësira

Aktualitet | 4 vite më parë

Në ditët në vijim do të ketë ulje të temperaturave në vendin tonë. Pas disa ditëve me diell, fundjava do të sjellë mot të lagësht dhe vranësira. Një qendër ciklonare do të ndikojë në kushtet atmosferike në vendin tonë, në ditët në vijim.

Sipas shefes se parashikimit në Shërbimin Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Era gjatë këtyre ditëve do të jetë nga juglindja dhe jugperendimi me një shpejtësi mesatare deri në 8 metra për sekondë.

Parashikohet që nga dita e premte (3 mars) të kemi rënie të temperaturave ku më e ulta pritet të shkojë në zonat malore 0 gradë C, në zonat e ulta, 3 gradë C dhe për bregdetin 5 gradë Celcius.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme