Ulet stoku i borxhit të bashkive
Stoku i borxhit të 61 bashkive të vendit për vitin 2022 është ulur me 10 % kahasuar me vitin paraardhës 2021.
Ulja e detyrimeve të prapambetura është konstatuar në 72% të bashkive.
Bashkitë e vendit kanë mbyllur vitin me një stok borxhi prej 5.9 miliard lekë. Referuar raportit të financave vendore për vitin 2022 ky borxh ka rënë me rreth 10% apo rreth 662 milionë lekë më i ulët se niveli i shënuar në fund të vitit 2021.
Në këtë rënie ka ndikuar pjesërisht ndërhyrja e qeverisë qendrore nëpërmjet vendosjes në dispozicion të një transferte specifike prej rreth 1 miliardë lekë për shlyerjen e tyre.
Mesatarisht, detyrimet e prapambetura të bashkive rëndojnë qytetarët për rreth 2,094 lekë për frymë në fund të vitit 2022, nga rreth 2,316 lekë për frymë që ishte në fund të vitit 2021.
Në nivel bashkie, detyrimet e prapambetura për frymë shënojnë vlerën maksimale në bashkinë Pustec me rreth 44,602 lekë për banor dhe nivelin minimal prej rreth 4 lekë për frymë në bashkitë Shkodër dhe Korçë.
Ndërsa bashkitë Patos dhe Këlcyrë rezultojnë të mos kenë detyrime të prapambetura në fund të vitit 2022.
Ulja e detyrimeve të prapambetura rezulton të ketë ndodhur në 72% të bashkive dhe të jetë veçanërisht e ndjeshme në bashkitë:Malësi e Madhe , Durrës, Lezhë , Belsh ,Berat etj. Në të kundërt, rreth 25% ebashkive rezultojnë të kenë kontribuar në kahun rritës të stokut.
Gazetare Amela Koçerri
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




