Universiteti, impakti i digjitalizimit në zhvillimin e turizmit në rajonin e Korçës

Sociale | 2 vite më parë

Impakti i digjitalizimit në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajonin e Korçës, u titullua tryeza e rrumbullakët e zhvilluar nga fakulteti i Ekonomisë në Universitetin Fan Noli në Korçë. Në këtë tryezë kanë qenë pjesëmarrës aktorë të ndryshëm të industrisë së turizmit në rajonin e Korçës, pedagogë, e studentë të cilët kanë sjellë edhe disa sisteme digjitale në ndihmë të bizneseve turistike.

“Jemi këtu në këtë tryezë të rrumbullakët për të prezantuar 3 sistemet tona të cilat do tu vijnë në ndihmë bizneseve”, tha një studente.

Kurrikulat që ofrohen në programet e studimit në Fakultetin e Ekonomisë duhet të jenë në përshtatje me kërkesat e tregut të punës.

“Sot kryefjala e zhvillimit të ekonomisë e rajonit të Korçës është turizmi si një element shumë i rëndësishëm për ta kthyer Korçën në një destinacion turistik të qëndrueshëm”, u shpreh Ledina Alolli, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë.

Në këtë tryezë të rrumbullakët u referuan edhe tema mbi zhvillimin e turizmit dhe sfidat që ai paraqet në rajonin e Korçës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme