Ura mbi Bunë, video 3D e projektit madhor që lidh Velipojën me Ulqinin

Aktualitet | 4 vite më parë

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes në Podgoricë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi lumin Buna, është publikuar video e projektit 3D se si do të duket ura që do të lidh dy shtetet.

Pamjet janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se kjo urë do t’i jap një shtysë të re turizimit dhe ekonomisë së Shkodrës dhe Ulqinit.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Ura mbi Bunë do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit, nga 70 km në 300 metra. Ura do të kushtojë 20 mln euro dhe pagesa do të jetë 50 me 50 mes qeverive të dy vendeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme