Ushtria amerikane e gatshme të dërgojë raketa balistike në Ukrainë

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se po përgatitet të dërgojë raketa balistike taktike të armatosura me municione thërrmuese në Ukrainë pasi të miratohen nga Presidenti Joe Biden.
Në një intervistë, Ndihmës Sekretari i Ushtrisë për Përvetësimin, Doug Bush tha se SHBA “ka qenë e vendosur për këtë eventualitet për një kohë”, duke shtuar se është “gati për të ecur shpejt”.
Sistemi i raketave taktike të ushtrisë (ATACMS) është një raketë e drejtuar me rreze të gjatë “që u jep komandantëve operacionalë fuqinë e menjëhershme të zjarrit për të fituar betejën e thellë”, sipas prodhuesit të saj, Lockheed Martin.
Raketat ATACMS u vendosën për herë të parë në operacionin ushtarak amerikan kundër Irakut në vitin 1991.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




