Ushtria në Mianmar vazhdon me arrestime të profilit të lartë

Ushtria e Mianmarit po forcon masat ndaj ish-qeverisë civile, me arrestimin e një udhëheqësi të lartë nga partia “Lidhja Kombëtare për Demokraci” (NLD) e Aung San Suu Kyi.
Ëin Htein u mor nga shtëpia e tij në Yangon herët të premten. Ai i tha BBC se u arrestua nën ligjet e kryengritjes.
Suu Kyi dhe udhëheqësit e tjerë janë arrestuar që kur ushtria nisi grusht shtetin të hënën, duke zhytur vendin e Azisë Juglindore në pasiguri.
Vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.
Ushtria rrëzoi qeverinë e Suu Kyi pasi pretendoi se zgjedhjet e nëntorit të fituara nga NLD ishin mashtruese, megjithëse komisioni zgjedhor i vendit tha se nuk kishte prova për të mbështetur këto akuza.
Në deklaratën e tij të fundit, Presidenti i SHBA Joe Biden të enjten u bëri thirrje ushtrisë të “heqë dorë nga pushteti” dhe të lirojë zyrtarë dhe aktivistë të ndaluar.
Shtetet e Bashkuara tashmë kishin kërcënuar me sanksione të rrepta Mianmarin, i cili njihet gjithashtu si Burma.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




