Vaksinat e gripit sezonal- Interes i lartë në Korçë, në disa qendra mbi 98% e parashikimit

Sociale | 3 vite më parë

Shtimi i virozave të stinës ka rritur edhe interesin për aplikimin e vaksinës së gripit. Kryesisht më të prekur prej tyre janë moshat e 3-ta, të sëmurët kronikë si edhe moshat pediatrike ndaj vaksinimi shihet si një nga mënyrat më të mira për t’i kaluar lehtë këto viroza.

Mjekja epidemiologe, Merita Kroi thotë se vaksinimi është kryer në një përqindje më të lartë nga sa ishte parashikuar.

“Për vaksinën e gripit ka patur shumë interes. Jemi shumë mirë me këtë lloj vaksine, ka ende shumë interes. Kemi qendra shëndetësore ku aplikimi për tu vaksinuar ka vajtur seri në 98 përqind”, tha mjekja.

Mjekja shton se njëkohësisht me vaksinën e gripit, aplikohet edhe ajo e Covid-19. ”E veçanta e kësaj radhe e vaksinës së gripit është se vjen sëbashku me atë të covidit. Sepse edhe vaksina e covidit do të bëhet si ajo e gripit, do të bëhet e përvitshme ose sezonale“, shtoi mjekja.  

Gjatë kësaj periudhe ka pasur raste të shtuara të infektimit me Covid-19 të konstatuara pas kryerjes së testit të shpejtë, duke mos përjashtuar dhe moshat pediatrike ndaj këshillohet të tregohet kujdes e të mos shmangen vizitat tek mjeku i familjes.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme