Vangjeli: Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së do lirohen, për pak javë do të jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Kosovë | 8 muaj më parë

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen shumë shpejt.

Sipas Vangjelit, lirimi i tyre pritet të ndodhë brenda pak javësh.

“Kam një bindje, çështje javësh ata njerëz do të jenë në fillim në Prishtinë dhe më pas në Tiranë ku do të priten ashtu siç ka qenë asokohe, si heronj. Ata do të fitojnë pafajësinë, nuk do ja dhurojë njeri, do i japin atë që i takon. Punë javësh, jo shumë muajsh. Do t’i kemi në Prishtinë dhe do t’i kemi edhe në Tiranë”, tha analisti Vangjeli.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-liderët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, nën akuza për krime lufte. Ndërsa gjyqi për ta po vjen drejt fundit, vetë Thaçi dhe ish-liderët e tjerë do të flasin nesër (18 shkurt) në Hagë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme