Vasili : Gjykata Kushtetuese u rrëzua, u rrëmbye nga ky Parlament

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh se Parlamenti është marrë peng nga mazhoranca. Pas përfundimit të seancën plenare në një deklaratë jashtë Kuvendit,  Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili, tha se, Gjykata kushtetues e rrezua dhe se u rrëmbye nga ky “Parlament horrash”.

“Me 75 kartonë  hodh poshtë vendimi i GJK për tubimet. Rrëzuan po sot dhe pr.ligjin për uljen e çmimit të karburantit, pasi miratuan bordet e hajdutëve.

Sipas Vasilit, ky Parlament ka rrëmbyer dhe Gjykatën Kushtetuese ku me 75 kartona u hodh poshtë vendimi i  Gjykatës lidhur me tubimet . Pra çdo pretendim i tyre për respektimin e Kushtetutës dhe kushtetutshmërinë, zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sapo e kanë rrëzuar”.

Përfundimisht ky është një parlament i rrëmbyer, i marrë peng nga një grup mafioz që punon vetëm për të vjedhur dhe shkatërruar. Përballja me të vërtetat është e hidhur. Gjykata kushtetues e rrezua dhe u rrëmbye nga ky parlament horrash”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme