Vau i Dejës, Rama mesazh Zef Hilës: Doje të bëje pazar me mua, je akrobat i madh! Mos merr më qaf njerëz duke blerë vota

Nga Vau i Dejës në takim me elektoratin socialist, kryeministri Edi Rama ka pasur një mesazh për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Zef Hila.
Sipas Ramës, Zef Hila ka dashur të bëjë pazar për të marrë bashkërinë e Vaut të Dejës këto zgjedhje dhe në zgjedhjet e ardhme ta merrte PS.
Kryeministri Rama tha se këto pazare bëhen vetëm nga njerëz akrobat si ai që herë janë me SHQUP-in dhe herë me “Non gratat”
“Zef ti më çove fjalë mua para ca kohësh, deshe me më taku, deshe një pazar të vogël se kështu e ke zakon ti. Deshe me të mbështet ty dhe të sabotoj unë partine time siç ke sabotuar ti tënden dhe në zgjedhjet e ardhshme të sabotojë ti partinë tënde dhe të fitoja unë.
Zefi ishte te SHQUP-i kur non grata sulmonte SHQUP-in, kur doli jashtë u bë me non gratën. Zefi është akrobat i madh, nuk bie në tokë, gjithmonë rrotullohet”, tha Rama.
Rama ka akuzuar Zef Hilën edhe për shitblerje të votave, ku tha që të mos i marrë njerëzit më qafë, pasi do të kapen nga drejtësia.
“Mos i merr më qafë njerëzit me shpërnda lejë dhe me ble vota, sepse je vonë shumë. Unë e di që ti nuk bën nga këto punë, por mos lejo të tjerët ta bëjnë këtë punë sepse po kapen shumë . Zef është kry kjo punë, më 14 maj Kristiani do marrë stafetën nga Marku”, tha Rama.
Sot është edhe dita e fundit të fushatës zgjedhore, ku PS do e mbyllë në Durrës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




