Veliaj: “Nisim punën për 3 linjat e shpejta të autobusëve, me korsi të dedikuara dhe pa ndërprerje”

Sociale | 3 vite më parë

Në Tiranë do të nisë zbatimi i projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”.

Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj, gjatë prezantimit të Buxhetit 2024.

“Presidenti i Republikës na ka dhënë autorizimin për të marrë grantin nga KFW-ja dhe GIZ-i gjerman, për të kaluar në zbatimin e sistemit ekspres të autobusëve. Jo vetëm me autobusë të rinj, por edhe me korsi të dedikuara, ku nuk lejohen makinat.

Shumë shpejt do të fillojmë zbatimin e projektit për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re”, shtoi Veliaj.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme