Veliaj: Opozita e katandisur në vetëm një dritare

Politikë | 3 vite më parë

Gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësimit në Partinë Socialiste në Vorë, drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se opozita është katandisur në vetëm një dritrae duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Veliaj tha se opozita është si Big Brother, kë të nxjerrin nga shtëpia. Ndërsa shprehu kënaqësinë që Partisë Socialiste po i afrohen çdo ditë e më shumë çuna dhe goca të talentuar.

“Kur shikoj atë forcën tjetër që është duke i qarë hallin atij 80-vjeçarit, që ka ngelur në dritare, dhe shikoj forcën tonë që e ka vënë të gjithë bastin për të ardhmen te çunat dhe gocat e rinj, te ata që janë profesionistë, te ata që janë të talentuar, që janë të përkushtuar, që po shkojnë në shkolla, që përfaqësojnë të ardhmen. Mund të thotë dikush, po mire se këto nuk janë më shumë sesa 20%. Çunat dhe gocat e rinj mund të jenë 20% e popullsisë, por janë 100% e të ardhmes sonë. Dhe ndaj, nëse ata janë duke e mbajtur kokën lart nga e kaluara, ne e mbajmë kokën përpara nga e ardhmja, nga çunat dhe gocat tanë të mrekullueshëm, që afrohen me ne sot. Kur ti shikon që një parti që deri dje qeveriste gjithë Shqipërinë, pastaj deri në vitin 2015 qeveriste Tiranën, pastaj Tiranën e Vorën, pastaj qeveriste vetëm bulevardin “Dëshmorë e Kombit”, kur vunë ato çadrat, pastaj u futën në oborr të tyre, të digjnin shtëpinë e tyre dhe qeverisnin ose keqqeverisnin vetëm oborrin e tyre. Tani kanë shkuar vetëm tek një rrugicë në Tiranë dhe akshe-akshe janë duke qeverisur vetëm një dritare me një ballkon aty, tek rruga “Mustafa Matohiti” dhe kur njerëzit shohin se si ajo parti merret vetëm me veten e vet dhe jo me hallet e njerëzve, mos kini asnjë dyshim se PS do vijojë të rritet, do vijojë të forcohet dhe të fitojë”, tha Veliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme