Veliaj takon kryebashkiakun e Kievit, Kliçko: Bashkia e Tiranës do të ndihmojë qytetet simotra në Ukrainë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me homologun e tij ukrainas, Vitali Kliçko, bëri të ditur se “Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ndihmojë qytetet simotra në Ukrainë dhe qytetarët ukrainas në Shqipëri”. Takimi mes Veliajt dhe kryebashkiakut të Kievit, Kliçko, u zhvillua në Pragë.
“E përgëzova mikun tim, Vitali Kliçko, për kurajën dhe guximin e treguar kundër sulmit brutal rus. E sigurova se Edi Rama dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë të jenë mbështetësit e tyre të palëkundur në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe NATO. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ndihmojë qytetet simotra në Ukrainë dhe qytetarët ukrainas në Shqiperi”, shkruan Veliaj në rrjetin e tij social, Twitter.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




