Vëllai i Mesit, kundër Barçës: Nëse kthehemi, largojmë Laportën

Një vit e gjysmë më vonë, transferimi i Lionel Messit nga Barcelona te PSG vazhdon të shkaktojë diskutime. Këtë herë ka qenë vëllai Matias ai që ka ndërhyrë për këtë çështje. Deklaratat e argjentinasit janë të ashpra dhe ai nuk e vë në hipoteza kthimin në Katalonjë, përveçse në kushte të caktuara.
Këto janë fjalët e Matias Messit në kanalin Twitch të djalit të tij (Labajada10): “Nuk do të kthehemi në Barcelonë. Dhe nëse e bëjmë, do të pastrojmë. Para së gjithash për Joan Laporta, mosmirënjohës për gjithçka që Messi i ka dhënë Barcelonës”. Ai nuk i kurseu as tifozët blaugrana: “Populli nuk e ndihmoi. Duhet të dilnin në protestë apo diçka të tillë që Laporta të largohej dhe Messi të qëndronte. Katalanasit janë tradhtarë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




