Vendbanimi më i vjetër në Europë, zbulimi arkeologjik në Lin nxit zhvillimin e turizmit më shumë

Rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës kanë konfirmuar se vendbamimi palafit i Linit në Pogradec, është më i vjetri në Europë mbi 8500 vjeçar, ose 6 mijë vjet para Krishtit.
Ky vendbanim është 2 mijë vjet më i vjetër se ata të gjetur në Zvicër dhe përbën një ndër zbulimet më të rëndësishme.
Ky zbulim do të ketë ndikimin e tij edhe në zhvillimin shumë dimensional të turizmit në Lin.
Gërmimet në vendbanimin palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen.
Ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Gërmimet kanë nisur që në vitin 2021, në ndjekje të gjurmëve të fshatarëve të hershëm që fillojnë 5800 vjet para Jezu Krishtit. Ky ka qenë një rajon vendimtar për zhvillimin e bujqësisë pasi gjetjet tregojnë se aty ka patur fermerë.
Më parë drunj të tillë janë gjetur në Zvicër, por gjetjet në Lin janë 2000 vjet më të vjetër.
Gazetare Megi Mëhilli
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




