Vendet e BE-së përjashtojnë Izraelin nga kufizimet e udhëtimeve

Botë | 6 vite më parë

Bashkimi Evropian ka përfshirë Izraelin në listën e vendeve që mund të përjashtohen nga kufizimet e udhëtimit.

Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se lista është azhurnuar dhe se Izraeli është përfshirë në listën e vendeve për të cilat kufizimet e përkohshme të udhëtimit mund të hiqen në lidhje me pandeminë e koronavirusit (COVID-19).

Në listën e BE-së më parë ishin Australia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe në përputhje me reciprocitetin, Kina.

Në mars, BE-ja vendosi kufizime për udhëtimet jo të detyrueshme në 27 shtete anëtare, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, të cilat janë pjesë e zonës Shengen, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit.

Lista jo-detyruese për shtetet anëtare rishikohet çdo dy javë dhe ka statusin e një “rekomandimi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme