Vendimi i abortit në Poloni: Policia përdor sprei piperi kundër protestuesve

Policia në Poloni ka përdorur sprei piperi kundër qindra njerëzve që protestojnë në Varshavë kundër një vendimi të gjykatës që ndalon pothuajse plotësisht abortet.
Protestuesit u përleshën me policinë e trazirave para shtëpisë së Zëvendës Kryeministrit Jaroslaw Kaczynski.
Të enjten Gjykata e Lartë vendosi që përfundimi i jetës së një fetusi të deformuar është antikushtetues. Sipas vendimit aborti është i vlefshëm vetëm në rastet e përdhunimit ose inçestit, ose për të mbrojtur jetën e nënës.
Ligjet e abortit në Poloni janë ndër më të rreptat në Evropë dhe vlerësohet se rreth 100,000 gra kërkojnë të abortojnë jashtë vendit çdo vit për të mos u përballur me kufizimet e rrepta.
Vendimi nga Tribunali Kushtetues çoi në protesta në qytete të tjera në të gjithë Poloninë të enjten në mbrëmje, duke përfshirë Krakov, Lodz dhe Szczecin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




