Vendoret 2023/ Veliaj fiton Tiranën me mbi 58 mijë vota para Këlliçit. PS merr 53 bashki në rang vendi, 7 opozita

Politikë | 3 vite më parë

Në orën 11:20 u mbyll dhe numërimi në Tiranë dhe KQZ reflektoi dhe të dhënat e kutisë së fundit të kryeqytetit.

Erion Veliaj do të drejtojë bashkinë e Tiranës edhe për një mandat të tretë duke mundur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me një diferencë mbi 58 mijë vota.  

Nga të dhënat zyrtare, Veliaj rezulton fitues në të 27 njësitë që ka Tirana 

Sipas të dhënave nga KQZ, Veliaj ka marrë në total 158688 vota ose 54.69%, ndërsa Këlliçi ka marrë 100351 ose 34.58%.

Kandidati i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, renditet i treti me 13835 vota duke pasur një avantazh prej më shumë se 1 mijë votash, ndaj Roland Bejkos, kandidati i Partisë Demokratike, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i cili ka marrë 12388 vota. 

Sot u mbyll numërimi edhe në Kukës e Malësi e Madhe ku sërish fitoi PS.

Ndërkohë vijon numërimi i votave të këshillave bashkiakë ku vihet re që Partia Socialiste në rang vendi ka fituar shumicën e mandateve.  

Fitorja e thelle e PS 

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një falenderim për fitoren e 53 bashkive.

Partia Socialiste ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit duke marrë edhe bastionin 30 vjeçar të të djathtëve, Shkodrën, ndërsa opozita një humbje të thellë.

PS deri tani ka shënuar fitoren në 53 bashki, ndërkohë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, Partia e Lirisë e Ilir Metës vetëm në 7 bashki. Ndërsa Partia Demokratike nuk ka mundur të fitojë asnjë nga 14 bashkitë ku garonte duke dalë forcë e tretë.

Në 12 bashki nuk ka nisur numërimi për këshillia bashkiakë, në 46 bashki vijon numërimi  ndërkohë që në 3 bashkitë ku identifikimi, votimi dhe numërimi ka qenë elektronik rezultatet kanë dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit

Bashkitë e fituara nga PS

  1. Bashkia Elbasan fiton Gledjan Llatja
  2. Bashkia Prrenjas fiton Nuri Belba
  3. Bashkia Belsh fiton Arif Tafani
  4. Bashkia Gramsh fiton Besion Ajazi
  5. Bashkia Cërrik fiton Andis Salla
  6. Bashkia Librazhd fiton Mariglen Disha
  7. Bashkia Peqin fiton Bukurosh Maçi
  8. Bashkia Kamëz fiton Rakip Suli
  9. Bashkia Vorë fiton Blerim Shera
  10. Bashkia Rrogozhinë fiton Edison Memolla
  11. Bashkia Shijak fiton Elton Arbana
  12. Bashkia Krujë fiton Artur Bushi
  13. Bashkia Vlorë fiton Ermal Dredha
  14. Bashkia Delvinë fiton Besmir Veli
  15. Bashkia Konispol fiton Egest Dule
  16. Bashkia Sarandë fiton Oltion Çaçi
  17. Bashkia Selenicë fiton Nertil Bellaj
  18. Bashkia Shkodër fiton Benet Beci PS
  19. Bashkia Gjirokastër fiton Flamur Golemi PS
  20. Bashkia Përmet fiton Alma Hoxha
  21. Bashkia Dropull fiton Dhimitraq Toli
  22. Bashkia Tepelenë fiton Tërmet Peçi
  23. Bashkia Këlcyrë fiton Klement Ndoni
  24. Bashkia Libohovë fiton Leonard Hide
  25. Bashkia Dibër fiton Rahim Spahiu
  26. Bashkia Mat fiton Agron Malaj
  27. Bashkia Bulqizë fiton Festime Mjeshtri
  28. Bashkia Klos fiton Valbona Kola
  29. Bashkia Lezhë fiton Pjerin Ndreu
  30. Bashkia Tropojë fiton Rexhë Byberi
  31. Bashkia Skrapar fiton Adriatik Mema
  32. Bashkia Kuçovë fiton Kreshnik Hajdari
  33. Bashkia Dimal fiton Juliana Memaj
  34. Bashkia Poliçan fiton Adriatik Zotkaj
  35. Bashkia Fier fiton Armando Subashi
  36. Bashkia Mallakastër fiton Qerim Ismailaj
  37. Bashkia Lushnje fiton Eriselda Sefa
  38. Bashkia Divjakë fiton Josif Goreja
  39. Bashkia Roskovec fiton Majlinda Bufi
  40. Bashkia Patos fiton Fation Duro
  41. Bashkia Pustec fiton Pali Kolefski
  42. Bashkia Kolonjë fiton Erion Isai
  43. Bashkia Korçë fiton Sotiraq Filo
  44. Bashkia Maliq fiton Gëzim Topçiu
  45. Bashkia Devoll fiton Eduard Duro
  46. Bashkia Durrës fiton Emirjona Sako
  47. Bashkia Pogradec fiton Ilir Xhakolli
  48. Bashkia Malësi e Madhe fiton Tonin Marinaj
  49. Bashkia Kukës fiton Safet Gjici
  50. Bashkia Konispol fiton Ergest Dule
  51. Bashkia Berat fiton Ervin Demo
  52. Bashkia Kurbin fiton Majlinda Cara
  53. Bashkia Tiranë fiton Erion Veliaj

Bashkitë e fituara nga “Bashkë Fitojmë”

  1. Bashkia Himarë fiton Fred Beleri BF (50.12%)
  2. Bashkia Pukë fiton Rrok Dodaj BF (58.13%)
  3. Bashkia Fushë Arrëz fiton Hil Curri BF (58.99%)          
  4. Bashkia Memaliaj fiton Albert Malaj
  5. Bashkia Mirditë fiton Albert Mëlyshi
  6. Bashkia Has fiton Miftar Dauti
  7. Bashkia Kavajë fiton Fiskin Qosja i BF

    Në Finiq ka fituar Romeo Çapuli i “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, me 38.59% të votave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme