Venezuela akuzon SHBA-në për “agresion ushtarak”, shpall gjendje të jashtëzakonshme

Botë | 9 muaj më parë

Qeveria e Venezuelës dënoi atë që e quajti një “agresion ushtarak shumë serioz” nga Shtetet e Bashkuara, pasi shpërthime u raportuan herët të shtunën në kryeqytetin Karakas dhe në disa zona të tjera të vendit.

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet venezueliane akuzuan SHBA-në për kryerjen e sulmeve në Karakas si dhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira. Presidenti Nicolás Maduro nënshkroi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe urdhëroi zbatimin e planeve të mbrojtjes kombëtare “në kohën e duhur dhe në rrethanat e duhura”.

Qeveria u bëri thirrje forcave shoqërore dhe politike të mobilizohen për të mbrojtur vendin, duke theksuar unitetin mes popullit dhe forcave të armatosura. Po ashtu, njoftoi se do të paraqesë ankesa pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, duke kërkuar dënimin e SHBA-së.

“Populli i Venezuelës dhe Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane, në unitet të plotë popullor-ushtarak-policor, janë të vendosur të garantojnë sovranitetin dhe paqen” thuhet në deklaratën zyrtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme