Veran: COVID-19 në rënie, por situata mbetet e brishtë

Botë | 6 vite më parë

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran theksoi se prej pesë ditësh ka pasur një rënie të pandemisë, por kjo rënie mbetet e brishtë, sepse ne vazhdojmë të jemi në një nivel shumë të lartë.

“Rastet ditore kanë rënë, ne ishim në 40 000, sot kemi rreth 22 000 raste në ditë”, deklaroi Veran, i pyetur nga gazeta rajonale “Le Telégramme de Brest”.

“Por, kjo rënie mbetet e brishtë”, shtoi ai.

“Ne vazhdojmë të jemi në një nivel epidemie shumë të lartë dhe zbritja nuk është ende mjaftueshmërisht e shpejtë dhe e qartë”, theksoi ai.

Përsa i përket heqjes së kufizimeve në mes të muajit maj, ministri theksoi se kjo do të jetë subjekt i njoftimeve në kohën e duhur.

Sipas të dhënave të Shëndetit Publik në Francë janë regjistruar 29 000 raste të reja me COVID-10 të dielën, rreth 36 000 të shtunpn dhe 36 500 të premten.

Dje, Franca numëronte 31 214 të shtruar në spital si pasojë e COVID-19, 6 000 prej të cilëve në reanimacion./AFP


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme