Verstappen merr komandën në Japoni

Formula 1 | 3 vite më parë

Është “pole position” për Max Verstappen në Çmimin e Madh të Japonisë, i vlefshëm për fazën e shtatëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror të Formula 1. Çuditërisht, në cirkuitin Suzuka, përkrah kampionit botëror në fuqi do të jetë Oscar Piastri, për herë të parë në ballë në karrierën e tij. McLaren fluturon kështu në kualifikuese në tokën japoneze, duke vendosur gjithashtu Lando Norris në pozicionin e tretë përpara Ferrarit të Charles Leclerc.

Monegasku do të duhet të kënaqet me rreshtin e dytë, por do të fillojë më përpara se shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz, i cili do ta fillojë garën nga vendi i gjashtë në rrjet pas Red Bull-it tjetër, atë të Sergio Perez.

PROVAT ZYRTARE

Rreshti i parë

  1. Max Verstappen (Red Bull)
  2. Oscar Piastri (McLaren)

Rreshti i dytë

  1. Lando Norris (McLaren)
  2. Charles Leclerc (Ferrari)

Rreshti i tretë

  1. Sergio Perez (Red Bull)
  2. Carlos Sainz (Ferrari)

Rreshti i kat ërt

  1. Lewis Hamilton (Mercedes)
  2. George Russell (Mercedes)

Rreshti i pestë

  1. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)
  2. Fernando Alonso (Aston Martin)

Rreshti i gjashtë

  1. Liam Lawson (AlphaTauri)
  2. Pierre Gasly (Alpine)

Rreshti i shtatë

  1. Alexander Albon (Williams)
  2. Esteben Ocon (Alpine)

Rreshti i tetë

  1. Kevin Magnussen (Haas)
  2. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)

Rreshti i nëntë

  1. Lance Stroll (Aston Martin)
  2. Nico Hulkenberg (Haas)

Rreshti i dhjetë

  1. Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
  2. Logan Sargeant (Williams)

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme