Verstappen: Tri herë kampion, fantastike… dhe urime për Piastri-n

U përpoq të siguronte titullin e tij të tretë duke fituar gjithashtu Garën Sprint në Losail, por këtë herë Max Verstappen duhej të kënaqej me vendin e dytë të podiumit.
“Fitimi i titullit është një ndjenjë fantastike, ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm. Jam krenar për punën e ekipit. Të jesh kampion për herë të tretë është fantastike. Tani duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara. Ishte një garë fantastike, tani e shijoj këtë lumturi. Piastri pati një garë të madhe, nuk ishte e lehtë. Në fund u përpoqa të shkoja ta arrija, por… nuk munda”.
“Jam shumë i lumtur, ishte një garë stresuese. Në një moment mendova se ishim në telashe! Makinat e sigurisë nuk na ndihmuan, por ritmi ishte i mirë. Pastaj kur Verstappen u afrua, unë u frikësova se do humbisja”. Këto janë fjalët e para të Oscar Piastrit pak minuta pasi fitoi garën e tij të parë në Formula 1: akoma jo një Grand Prix të vërtetë, por është bërë një hap i mirë në atë drejtim.
Lando Norris buzëqesh me vendin e tretë të podiumit në fund të një gare që nisi keq për të:
“Urime për Oscar dhe sigurisht për Max. Oscar arriti të fitojë para meje… Unë pata një fillim të keq, pastaj bëra një rikthim të mirë me parakalime. Jo një ditë e mrekullueshme për mua, por për ekipin po. E dija që kundërshtarët do të ishin të fortë në fillim me gomat e buta. Shpresoj të fitoj herën tjetër. Kam provuar për një kohë të gjatë. Bëra disa gabime, por Piatsri ishte i mirë për të përfituar nga situate”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




