“Vetting” edhe për noterët! Ministri Manja: Përjashtohen ata që kanë lidhje me krimin!

Politikë | 5 vite më parë

Përveç gjyqtarëve e prokurorëve, tashmë Vettingut do t’i nënshtrohen edhe noterët. Ky është projektligji që ka miratuar të mërkurën qeveria shqiptare dhe që do të duhet të miratohet në Parlament.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka bërë të ditur se personat të cilët kanë lidhje apo kontakte me botën e krimit nuk do të lejohen që të ushtrojnë profesionin e noterit. Po kështu, pjesë e këtyre kontrolleve që do të bëhen nga Ministria e Drejtësisë do të jenë edhe noterët që janë pjesë e sistemit.

“Ky pr/ligj ka për qëllim forcimin e integritetit të profesionit të noterit dhe që lidhet me besueshmërinë e publikut te ky shërbim. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve përcaktohen kritere të reja për futjen në profesionin e noterit, dhe që kanë të bëjnë me mospërfshirjen në këtë sistem të personave që kanë lidhje apo kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar ose persona të dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda dhe këtyre kritereve të reja do t’i nënshtrohen edhe noterët që tashmë janë pjesë e shërbimit noterial nëpërmjet inspektimeve proaktive që do të ushtrojë Ministria e Drejtësisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme