Video-përgëzimi, episodi prekës mes Bellingham dhe Musiala

Xhud Bellingham mori një mesazh të ngrohtë nga Xhamal Musiala i Bajernit të Munihut për fitimin e Trofeut Kopa si lojtari i ri më i mirë. Pasi mori çmimin, Bellingham mësoi se shoku i tij i fëmijërisë, Musiala, ishte renditur i dyti. Anglezi tha se ishte krenar për të dhe i ruante marrëdhëniet. Në këtë moment, regjia e spektaktlit futi në ekranin e madh mesazhin e ardhur nga Munihu.
“Përshëndetje Xhud. Për shkak të ndeshjes së ardhshme, nuk mund të vija në Paris sonte, por doja të të uroja për arritjen. Plotësisht e merituar. Të dy e mbajmë mend se jo shumë kohë më parë ishim shokë dhome te Anglia, ndërsa tani ti luan për Real Madrid dhe unë për Bajern. Është çmenduri kur e mendon. Shpresoj të shihemi së shpejt, kalofsh një mbrëmje fantastike dhe përshëndetje nga Munihu”, tha Musiala.
Musiala luajti me kombëtaret e të rinjve të Anglisë, por më pas zgjodhi të përfaqësonte vendin ku është lindur, Gjermaninë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




