Vijon pa probleme procesi i votimit në Kukës, pjesëmarrja e ulët

Qytetarët e Kukësit i janë drejtuar qendrave të votimit që prej orës 08:00, për të zgjedhur kreun e Bashkisë për 4 vitet e ardhshme. Gazetarja e RTSH-së, Sonila Agostini, e cila po ndjek nga afër në Kukës mbarëvajtjen e procesit, bën me dije se pjesëmarrja në votime është e ulët. Kjo edhe për shkak të kushteve jo të favorshme të motit, me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.
Ndërkohë, sipas KQZ-së, deri në orën 11:00 kanë votuar vetëm 13.77 % e votuesve.
Qytetarët e Kukësit i janë drejtuar kutive të votimit që prej orës 08:00, ndërsa në garë janë Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”. Partia Demokratike zyrtare nga ana tjetër, zgjodhi që të mos përfshinte kandidat në garë.
Kujtojmë se zgjedhjet në Kukës po mbahen pas dorëheqjes dhe shkarkimit të Safet Gjicit, pas publikimit të video skandalit në zyrë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



