Violeta Berisha në krye të bashkisë Fervju në SHBA, uron Ambasada: Shqiptarja dhe gruaja e parë në këtë post

Violeta Berisha është betuar si kryetare e bashkisë Fervju (o. Fairview), në Nju-Xhersi. Një urim për të ka ardhur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
“Urime Violeta Berishës, e cila së fundmi u betua si Kryetare e Bashkisë Fairview, New Jersey, duke e bërë atë shqiptaro-amerikanen e parë dhe gruan e parë që mban këtë post që nga krijimi i Fairview si një bashki,” shkruan Ambasada.
Edhe presidenti Bajram Begaj e uroi znj. Berisha ditë më parë, duke theksuar se “ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie.”
Në zgjedhjet e fundit, znj. Berisha e cila garoi nën siglën e Partisë Demokratike, mori 100% të votave duke qenë kandidatja e vetme. Ajo prej vitesh përfaqëson komunitetin lokal në Këshillin Bashkiak të Fervjusë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




