Virozat tek fëmijët – Frekuentimi i fëmijëve në kopshtet e çerdhet e Beratit në masën 60%

Sociale | 3 vite më parë

Kurba e virozave të stinës mes fëmijëve në Berat po shënon rritje gjatë shkurtit. Për këtë flasin dhe shifrat e frekuentimit në 4 çerdhet dhe 39 kopshtet e bashkisë Berat.

“Sot psh frekuentimi në kopshte e çerdhe ka qenë në masën 60%  për shkak të virozave jo me fruthin”, tha drejtoresha e Arsimit ne bashkinë Berat, Klodjana Hoxha.

Një tjetër shqetësim për shëndetin publik në këtë periudhë është dhe fruthi. Në Berat nuk ka asnjë rast të evidentuar, por mbetet apeli për vaksinim. Të gjithë fëmijët e çerdheve dhe kopshteve të Beratit janë të pajisur me certifikatë vaksinimi, por ka dhe raste kur prindërit refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët për fruth.

“Kemi ndonjë rast kur fëmija është me aftësi ndryshe ose ka një motër apo një vëlla me aftësi ndryshe dhe prindi ka frikë që ta vaksinojë me vaksinën e fruthit”, u shpreh Klodjana Hoxha.

Kalendari i vaksinimit është i detyrueshëm, e mosrespektimi i tij ka dhe sanksione.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme