Virtuozi i skenës Ali Kingji/ Dikur valltar e koreograf, sot kujdeset për kostumografinë

Kulturë | 3 vite më parë

Ali Kingji sot në moshën 77-vjeçare mbetet një nga valltarët dhe koreografet me virtuoz që ka njohur jo vetëm skena kuksiane, por dhe ajo shqiptare ku mund te veçohet Festivali Folklorik i Gjirokastrës.

Pas tërheqjes nga skena, ai nuk është shkëputur nga ky art, por tashmë merret me kostumografin popullore si një element i rëndësishëm i valles.

Dëshira e tij gjatë punimit të kostumeve popullore është ruajtja e origjinalitetit.

“Ka vështirësi por duhet durim dhe pasion. Kam punuar me dëshirë, edhe nënën e kam pas rrobaqepëse”, tha ai. 

Koreografi Aliu tregon ndryshimin mes kostumit popullor të krahinës së Lumes dhe Gores.

“Kostumi i Lumes dhe Gores janë pothuajse të ngjashme por dallojnë vetëm nga opingat dhe çorapet” thotë Kingji.

Pavarësisht moshës, ai rrëfen se dëshira e tij është rikthimi në skenë duke punuar me fëmijët me qëllim përcjelljen tek brezat, pasurinë folklorike dhe ruajtjen me fanatizëm  jo vetëm  të valleve por dhe kostumografinë.

Më të interesuar për kostumet popullore janë emigrantë të cilët jetojnë dhe punojnë  jashtë  vendit.

Gazetare: Sh. Elezaj

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme