Viti 1989 – Koleksionisti Mirgen Shamblli siguron katalogun e Uzinës së Instrumenteve Korçë

Koleksionisti korçar dhe filatelisti Mirgen Shamblli ka shtuar në koleksionin e tij një katalog për instrumente dhe vegla dore axhusterie të prodhuar në vitin 1989 nga Uzina e Instrumenteve “Petro Papi” në Korçë.
Në këtë katalog janë pasqyruar instrumente metal prerës, matës, axhusterie, vegla dore dhe presforma e stampa.
Koleksionisti bën me dije se ky katalog përgatitej për përdorim të brendshëm.
“Ky katalog ishte për marrëdhënie tregtare të ndërmarrjeve me njëra-tjetrën. Uzina e Instrumenteve është hapur në vitin 1969 dhe ka prodhuar me mijëra objekte,” thotë koleksionist Shamblli.
Ai, ndërkohë, është duke përgatitur një koleksion të ri
“Po krijoj një koleksion me kartat e kabinave telefonike. Kjo është interesante, sepse kanë ndaluar së funksionuari,” shprehet z. Shamblli.
Mirgen Shamblli ka koleksionuar ndër vite rreth 10 mijë objekte të qelqit të prodhuara në Shqipëri si dhe të qeramikës, të cilat gjithashtu do të prezantohen në një katalog të veçantë.
Katalogu i fundit i botuar prej tij ka qenë ai i pullës së taksës shqiptare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




