“Viti 2024 e gjeti Shqipërinë rreshtuar krah autokracive”, deputeti Baçi: Duan të vendosin taksokracinë duke asgjësuar demokracinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një dalje për median u shpreh se “viti 2024 e gjeti Shqipërinë të rreshtuar krah autokratëve, ndërsa shtoi se këta të fundit duan të vendosin taksokracinë duke asgjësuar demokracinë.
Ndër të tjera ai i bën thirrje qytetarëve se vetën të bashkuar mund t’ia dalë vendi.
“Viti 2024 e gjeti Shqipërinë, nga një vend anëtar të NATO-s, aspirant për anëtar të Bashkimit Evropian, në një vend të rreshtuar ne krah të autokracive më të rrezikshme të globit. Me liderin e opozitës te burgosur pa ligj e Kushtetutë. Me një opozitë nën një sulm frontal, të paprecedent, të zhveshur nga çdo e drejtë kushtetuese në parlament”, u shpreh Baçi
Sipas tij, ky vit e gjeti Shqipërinë me një qeveri që ka vendosur të emërojë vetë edhe opozitën, duke asgjësuar debatin politik në parlament; Me një sistem drejtësi e të kapur politikisht, që i shërben vetëm interesave imediate politike të pushtetit. Të një pushteti të kriminalizuar deri në palcë, partnerët e vetëm të qëndrueshëm të të cilit janë vetëm organizatat kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Deputeti demokrat theksoi se ,”Viti 2023 u mbyll me seanca parlamentare ‘4 minutëshe’, ku deputetë memecë të fshehur pas kartonëve, votuan për të shpenzuar buxhetin e shtetit sipas interesit të partisë e të patronazhistëve të saj, jo sipas nevojave të fëmijëve të Shqipërisë.
Ndaj tha ai, duke nisur nga sot, cilido profesionist i lirë do e ketë edhe më të vështirë të përballet me jetën, pasi do ti duhet të paguajë edhe taksat më të reja që miratuan për 4 minuta në seancën e fundit të parlamentit. Duan të vendosin taksokracinë ,duke asgjësuar demokracinë. Prandaj u duhet një opozitë e emërua.
“Prandaj u duhet një opozitë me liderin nën arrest. Prandaj u duhet një opozitë e zhveshur nga e drejta kushtetuese për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë pushtetin e bashkëshortëve strategjikë, thjeshtrave që bëjnë miliarda me fonde shtetërore që firmosen fap, fap fap nga ‘njerku i artë’. Partia Demokratike, deputetët e saj, strukturat që nga Kryetari e deri tek anëtari më i ri, janë garancia se kjo nuk do të ndodhë kurrë”, përfundoi deputeti Baçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




