Viti i ri shkollor/ Kushi: Himni kombëtar do të vijojë të këndohet çdo të hënë

Ministrja në detyrë, Evis Kushi ka shpërndarë videot e nxënësve në ditën e parë të shkollës që ka nisur ditën e sotme.
Kushi shkruan se himni i flamurit do të këndohet çdo të hënë në të gjitha shkollat e vendit.
“Me himnin e 🇦🇱 flamurit, që këndohet sot nga të gjithë nxënësit në mbarë vendin, për të çelur siparin e vitit të ri shkollor, e që do të vijojë të këndohet çdo të hënë në të gjitha shkollat tona, ju uroj suksese e vit të mbarë”, shkruan Kushi.
Urimit iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama.
“Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë,” njoftoi kryeministri Rama në Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




