Vizita në SHBA, Veliaj takon kryebashkiakun e Nju Jorkut, Erik Adams

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim të veçantë me kryebashkiakun e Nju Jorkut, (New York), Erik (Eric) Adams. Në një postim në rrjete sociale, Veliaj vlerëson mbështetjen që kryebashkiaku Adams i jep komunitetit shqiptar atje.
“I lumtur të takoja kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, sot në mëngjes, në Gracie Mansion! Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar këtu dhe sa shume mbështetet nga kryetari Adams dhe ekipi i tij”,- theksoi Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë si i ftuar në samitin “Strong Cities” në Nju Jork, për të folur mbi zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë edhe menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.
Ai gjithashtu u ndal edhe në shtetin e Ohajos, ku ndoqi nga afër atletët elitarë të Sport Klub Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, si parapërgatitje për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




