Vizitë zyrtare në Spanjë, Ministri Igli Hasani në fokus partneriteti mes vendeve dhe ecuria drejt BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nga Budapesti ka udhëtuar sot pasdite drejt Spanjës, ku do të pritet në një takim nga Ministri për Punët e Jashtme, Bashkimin Evropian dhe Bashkëpunimin i Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno.
Në fokus të vizitës do jenë çështje të tilla si: forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Spanjë; ecuria e Shqipërisë në rrugën drejt BE; identifikimi i perspektivave ekonomike për forcimin e mundësive të tregtisë dhe investimeve etj.
Ministri Hasani do të marrë pjesë edhe në forumin e biznesit Shqipëri – Spanjë, Për vitin 2023 Spanja renditet në vendin e 9-të të partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Tregu spanjoll është i 5-ti më i madhi në vlerë për eksportet shqiptare dhe furnizuesi i 13-të për Shqipërinë.
Këtë vit Shqipëria dhe Spanja festojnë 110 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




