Vlerësimi i Dvoranit, Meta anashkalon DASH dhe ironizon Ramën

Presidenti Ilir Meta ka anashkaluar sot vlerësimin e DASH për ish-kreun e KED Adrian Dvorani, të cilin ky institucion e cilësoi si kampion i luftës ndaj korrupsionit, por ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama rreth këtij vlerësimi. “Nëse dje kryeministri ka nxjerrë një fletë lavdërimi për antikorrupsionin e tij dhe sukseset, kjo është një gjë që nuk më habit, përpjekja e tij për tu vetëlavdëruar si kampioni i antikorruspionit dhe Ramaformës. Kjo është kapja e shtetit, SHPK. Një ditë më 26 janar është bërë marrëveshja në Kamzë, ka vuajtur me vrap në kryeministri, në 27 është mbledhur konferenca e Kuvendit.
Nuk është ky nxitim për të nxjerrë tre borëpastruese që prapë kompanitë i kanë marrë me koncesion dhe i kanë me detyrim ti kenë tërë kohën në gadishmëri. Këto janë si fletëlavdërimi që merrte Partia e Punës kur të vdisnin për bukë. Kështu janë çmimet e Ramës” tha sot zoti Meta gjatë një konference për shtyp.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




