Vlora, dje dhe sot, investimet që transformuan qytetin bregdetar

Sociale | 6 vite më parë

Investimet në infrastrukturë, ku përfshihen projekte madhore si Lungomare dhe Qendra Historike e Vlorës e kanë transformuar tërësisht qytetin bregdetar.
Kryeministri Edi Rama ndau të shtunën në rrjetin social facebook pamje nga Vlora, duke sjellë në vëmendje situatën e disa viteve më parë dhe transformimet që po ndodhin çdo ditë.
“Mirëmëngjes dhe me ketë Vlorë të para vetëm disa viteve që duket si një ëndërr e keqe e me Vlorën që kemi sot, ju uroj një fundjavë të qetë” shkruan zoti Rama.
“Lungomare” dhe Qendra Historike e Vlorës, janë shndërruar sot, në dy pole të rëndësishme të zhvillimit të turizmit dhe që i kanë dhënë një impuls të spikatur zhvillimit.
Projekti “Lungomare 2”, segmenti që nis nga fushat sportive deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, është aktualisht, pika e referencës në drejtim të transformimit të mëtejshëm të Vlorës, në funksion të turizmit.
Investimet pasojnë njëra- tjetrën në Vlorë dhe projektet po transformojnë gjithçka, të gjithë hapësirën nga qendra në periferi, nga vija bregdetare në hapësirën e blloqeve të banimit, nga qendra e qytetit, deri në zonat rurale, në të gjitha njësitë administrative.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme