Vlorë, Denaj: I rëndësishëm rajonizimi i kulturave drufrutore dhe vreshtave, duke ruajtur resurset autoktone

Ekonomi | 3 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një takimi me fermerët e Vlorës, ka nënvizuar angazhimin e qeverisë për t’i mbështetur ata me qëllim arritjen e prodhimit të qëndrueshëm dhe konkurrues në treg.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Denaj thekson se, gjatë kësaj vizite, ka vëzhguar nga afër mënyrën e këshillimit të fermerëve për mbrojtjen e bimëve dhe vreshtave nga insektet dhe viruset.

“Novoselë. Bashkë me zv/ministrin Kote, Prefektin e Vlorës, Flamur Mamaj, kryetarin Ermal Dredha dhe kolegët deputetë në një vizitë në QTTB Vlorë, ku u njoha nga afër me mënyrën e këshillimit të fermerëve për mbrojtjen e bimëve dhe vreshtave nga insektet dhe viruset”, shkruan ministrja Denaj.

Sipas saj, në diskutimin me fermerët e kësaj zone ka vlerësuar punën e përditshme të tyre si kultivarë, duke theksuar se duhet “rajonizimi i kulturave drufrutore dhe vreshtave, duke ruajtur resurset autoktone është mjaft e rëndësishme për zhvillimin e ekonomive familjare dhe asaj rajonale”.

“U përqendruam në përdorimin e teknologjive moderne në kultivimin e ullirit, mbrojtjen nga sëmundjet, dhe zhvillimin e tregut të produkteve të ullirit. Mbetemi të angazhuar në mbështetjen e fermerëve për të arritur një prodhim më të qëndrueshëm dhe konkurrues në treg”, përfundoi Denaj.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme